– ”Për sa u përket atyre që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë ndëshkim të pandërprerë.” – Këta tregojnë mosmirënjohje për mirësitë e Allahut, duke refuzuar besimin e drejtë dhe duke mos u nënshtruar të jetojnë sipas Shpalljes së Zotit. Ata refuzojnë t’i besojnë shenjat dhe shpalljet e Zotit, që sollën profetët e Tij.
Për këtë arsye, këta lloj njerëzish do të jenë në ndëshkim të pandërprerë. Xhehenemi i përfshin ata nga të gjitha drejtimet. Dhimbja u depërton thellë në shpirt. Zjarri u pjek fytyrën dhe u copëton zemrën e organet e barkut. Ky është dallimi që Zoti do të bëjë mes dy grupeve: mes të lumturve me kënaqësitë e përjetshme dhe të ndëshkuarve në dhimbjet e përjetshme.