Select Page

– “Duke marë (me kënaqësi) atë që u jep Zoti i tyre.” – Kjo fjali mund të kuptohet në dy mënyra:

1. Zoti u dhuron Xhenetin, me gjithçka që ata dëshironin dhe nga të gjitha llojet e mirësive. Ata i marrin këto mirësi duke qenë plotësisht të kënaqur. Do të kënaqen sytë e tyre me atë që shohin, do të kënaqet shpirti i tyre me atë që përjetojnë dhe kurrë nuk do të kërkojnë që të largohen nga ai vend apo që t’u zëvendësohet me diçka tjetër. Çdokush do marrë aq shumë mirësi, saqë nuk do të mendojë kurrë për më shumë.

2. Në jetën e dynjasë, ata i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat e Zotit të tyre, duke i pranuar ato me kënaqësi, nënshtrim dhe përkushtim të plotë. Sa u përket urdhëresave, ata përkushtohen maksimalisht për t’i vënë në zbatim në formën më të plotë, me sinqeritet për Allahun dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Edhe sa u përket ndalesave, ata e largojnë veten me forcë e durim prej tyre.

Sigurisht, porositë e Zotit jetën e dynjasë janë dhurata më e madhe që Ai u ka dhënë, prandaj është e detyrueshme mirënjohja e tyre ndaj Tij, duke iu nënshtruar me bindje e vullnet të plotë. Kuptimi i parë është më afër kontekstit të ajeteve, sepse Allahu i Lartësuar i përmend më poshtë veprat dhe cilësitë e të devotshmëve në dynja, kur thotë: