Select Page

– “Dhe përsëri, në ditën e Kijametit ju do të ringjalleni.” – Atëherë do të shpërbleheni për veprat tuaja të mira ose të këqija. I Lartësuari thotë: “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! A nuk vjen ai (njeriu) nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë, e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai (Zoti) e krijon dhe e përsos, dhe, prej atij (lëngu), Ai krijon mashkullin dhe femrën?! A nuk është Ai i Plotfuqishëm për t’i ngjallur të vdekurit?!” [Kijame 36 – 40].