Këto janë fjalët e mendjelehtëve, të cilët e mohojnë të vërtetën e të cilët i thanë ato nga inati, armiqësia dhe urrejtja kundër të vërtetës. Duke treguar se nuk e besojnë ndëshkimin që u kërcënohet, ata thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Gjykimit! Atë dënim që ke vendosur të na e japësh, na e përshpejto dhe na e jep që në këtë dynja, para Ditës së Llogarisë!
Nuk ka pse të presësh deri në Ditën e Gjykimit, për të na e dhënë atë dënim!” Kështu, ata e kthyen polemikën deri në atë pikë, sa dukej sikur thoshin: “O Muhamed! Nëse je vërtetë i vërtetë në atë që thua, atëherë shenja e vërtetësisë le të jetë që të na e japësh dënimin që tani në këtë dynja!” Por Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij për durim duke i thënë: