Select Page

– “Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho (Zotin)!”, – Shejtani ia zbukuron kufrin njeriut dhe e fton në të. Kur njeriu i mashtruar e mohon Zotin e tij, duke nënshkruar në këtë mënyrë dëshpërimin e vet, Shejtani i mallkuar distancohet prej tij dhe nuk e ndihmon ashtu sikurse i ka premtuar. Allahu i Lartësuar thotë:

“… e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” – Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të largoj ndëshkimin prej teje. Unë nuk kam asnjë fuqi e mundësi që të ofroj ndonjë të mirë.