– “Ata (idhujtarët) kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindeve. Por, xhindet e dinë mirë se ata (idhujtarët) do të jenë në zjarr.“ – Këta idhujtarë shpifin e thonë se melekët janë bijat e Allahut, kurse nënat e tyre janë femrat e xhindëve. Kështu, ata shpifin se mes Allahut dhe xhindëve ekziston një lidhje e tillë. E si mund të jetë kështu, kur xhindët e dinë mirë se do të ringjallen e do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit dhe do të dënohen e shpërblehen si gjithë të tjerët?! Ata janë thjesht robër dhe krijesa të dobëta, prandaj si mund të pretendosh se kanë një lidhje të tillë me Allahun?