Comments on: 154. Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush. Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. Ata menduan për Allahun diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.” Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi.” Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja. Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. https://www.tefsirkurani.al/154-pastaj-pas-atij-deshperimi-ai-zbriti-si-qetesim-mbi-ju-nje-dremitje-e-cila-kaploi-nje-grup-prej-jush-kurse-nje-grup-tjeter-ishte-i-shqetesuar-vetem-per-veten-ata-menduan-per-allahun-dicka-t/ Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 24 Mar 2022 14:06:56 +0000 hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4