Select Page

“Vallë, a mos u lodhëm Ne me krijimin e parë?!” – Kuptimi: Vallë, a mos e patëm të vështirë krijimin për herë të parë, që të mendoni se rikrijimi është i pamundur?! Jo, sigurisht që nuk është kështu. Asgjë nuk është e pamundur për pushtetin absolut të Sunduesit të gjithësisë. Ai që i krijoi ata për herë të parë nga hiçi, është i Plotfuqishëm për t’i rikthyer në jetë, edhe pse do të jenë bërë dhé.

– “Jo, por ata kanë dyshim për krijimin e ri.” – Jobesimtarët vazhdojnë të kenë pasiguri, megjithëse ajo është e pakuptimtë, sepse Ai që krijoi gjithçka nga hiçi, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur që t’i rikrijojë ata nga mbetjet e tyre në tokë. Edhe logjikisht, rikthimi i tyre në jetë është më i thjeshtë për t’u arritur, sikurse thotë i Lavdëruari në një ajet tjetër: “Dhe është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.”. [Rum 27].