– “Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi.” – E si të frikësohet Mbisunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje; asnjë krijesë nuk del jashtë sundimit të Tij. Allahu është i Urtë në çdo gjë që përcakton në gjithësi dhe në çdo ligj me të cilin ngarkon krijesat e Tij. Çdo vepër e Allahut është e drejtë dhe e urtë. Këtu përfundon komenti i sures El shems. Falënderimi i takon vetëm Allahut!