Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të tij të dashur, Muhamedit, dhe i thotë:
– “Tani pyeti ata (o Muhamed): “Vallë Zotit tënd i takojnë vajzat, kurse atyre u takojnë djemtë?” – Pyeti këta idhujtarë, që adhurojnë idhuj ose melekët, duke pretenduar se melekët janë bijat e Allahut! Folu atyre që i bëjnë shirk Zotit dhe e përshkruajnë atë me diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij. Vallë, Zotit i takojnë vajzat, kurse atyre djemtë? Ky është një gjykim shumë i keq, së pari, sepse pretendon se Zoti ka fëmijë dhe, së dyti, pretendon se Atij i takon ajo kategori e fëmijëve që konsiderohet më pak e preferuar ndër ju dhe të cilën ju nuk i doni për veten tuaj.
I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë) vajzat – i pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! – ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda (djemtë). Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. Fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes që i përcjellin. A ta mbajë atë, ashtu i turpëruar, apo ta mbulojë atë (të gjallë) në dhé? Sa i keq është gjykimi i tyre!” [Nahl 57 – 59]. Ata bënë padrejtësi edhe në një aspekt tjetër, kur thanë se melekët janë bija të Zotit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e nxjerr në pah mashtrimin e tyre, kur thotë: