Select Page

Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre …” – Allahu i Lartësuar ua bëri atyre të ndaluar njëthundrakët, si devetë dhe kafshët e ngjashme me to. Gjithashtu, prej lopëve dhe deleve, Ai u bëri të ndaluar dhjamin. Por jo të gjithë dhjamin: i ndaluar ishte vetëm dhjami i pjesës pranë bishtit dhe dhjami sipërfaqësor. Në vijim përmendet dhjami që iu lejua atyre:

“… veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat.“ – Domethënë, dhjami mes zorrëve dhe dhjami i lidhur me kockat ishte i lejuar për ta. Duke treguar shkakun e këtij ndalimi, i Lartësuari thotë:

Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre …“  – Allahu i Lartësuar i bëri këto ndalesa për jehudët, për shkak të shkeljeve që u bënin ata të drejtave të Allahut dhe të drejtave të robërve  të Tij. Ky ndalim ishte një formë ndëshkimi për ta. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:

– “… dhe Ne themi vetëm të vërtetën.” – Allahu është i vërtetë në gjithçka që thotë, gjykon dhe vepron. E kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu? E kush ka gjykim më të drejtë se i Lartësuari?