– “Dhe bëmë që të mbijë pranë tij një bimë kungulli.“ – Kjo i mundësoi që të kishte hije të gjerë dhe që t’i mbante larg insektet dëmtuese. Kështu po dukeshin mëshira dhe përkujdesi i Zotit, pas këtij mësimi të mirë. Pasi e shëroi dhe u kujdes për të, Allahu i Madhëruar vijoi ta plotësonte mirësinë e Tij ndaj Junusit, Profetit të tij të dashur, të cilin dëshiroi ta mësonte dhe edukonte.