– “E sikur të mos kishte qenë prej atyre që e madhërojnë shumë Zotin (me tesbih), Ai do të mbetej në barkun e peshkut deri në Ditën e Ringjalljes.“ – Më parë, Junusi kishte qenë adhurues i mirë dhe e lavdëronte Allahun me tesbih dhe tahmid. Madje, edhe në barkun e peshkut të madh, ai lutej me përgjërim e pendim: “(Kujto) Edhe Dhen-nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (prej popullit të tij) dhe mendoi se nuk do ta dënonim! Por, në thellësitë e errësirës, ai tha: “Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Unë i bëra padrejtësi vetes sime!” Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga trishtimi. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” [Junus 87, 88].
Nëse nuk do të kishte bërë vepra të mira dhe të sinqerta më parë: “Ai do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri në Ditën e Ringjalljes.” Ai peshk do të ishte varri i tij, por Allahu e shpëtoi pikërisht për adhurimet e tij të sinqerta dhe lavdërimet e shumta për Të. Kështu i shpëton Allahu besimtarët e sinqertë, kur ata bien në vështirësi. Gjynahet e tyre nuk e bëjnë Allahun të harrojë mirësitë, adhurimet dhe sinqeritetin e tyre.