– “Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh (femër e mashkull) dhe dy krerë dhish (femër e mashkull).“ – Dy llojet e deleve: lloji femër dhe ai mashkull, dhe dy llojet e dhive: lloji femër dhe ai mashkull, janë ato që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara pa përjashtuar asnjë prej tyre. Ky është ligji i Zotit. Atëherë, drejtoju atyre që përjashtojnë disa kategori të tyre, dhe thuaju:
– “Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” – Mos vallë Zoti bëri të ndaluar vetëm meshkujt e dhenve dhe të dhive, gjë të cilën ju nuk e thoni, apo bëri të ndaluar femrat e dhenve dhe të dhive? Mbetet edhe një mundësi tjetër: mos vallë bëri të ndaluar ato që janë në barkun e tyre, meshkuj apo femra qofshin? Këto janë të gjitha mundësitë, por ju nuk e thoni e nuk e pranoni asnjërën prej tyre. Atëherë, ku bazoheni për ato që thoni?
– “Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta!“ – Sillni fakte për ato kategori që ju i quani të ndaluara! Sigurisht, ata nuk mund të sjellin asnjë lloj fakti, veç arsyetimeve të kota, që burojnë nga padituria dhe logjika e tyre e mangët. Allahu i Lartësuar nuk ka sjellë asnjë dëshmi e provë për të tilla ndalesa. Pastaj Allahu i Lartësuar sjell të njëjtën mënyrë arsyetimi për devetë dhe lopët: