– “Ai ishte një popull që shkoi. Atyre u takon ajo që fituan dhe juve ju takon ajo që keni fituar. Ju nuk jeni përgjegjës për gjërat që kanë bërë ata.” – Këto ajete u sqaruan edhe më sipër, por Allahu i Lartësuar i përsërit me qëllim që askush të mos e lidhë shpëtimin e vet me krijesat ose me faktin që është pasardhësi i këtij apo i atij njeriu të mirë. Çdokush do të merret në përgjegjësi për punët e veta, jo për të parët e tij. Askush nuk do të përjetojë shpërblimin apo ndëshkimin që meriton tjetri. I vetmi kriter përzgjedhjeje tek Allahu janë veprat e mira, sipas mësimeve të sjella nga profetët. Prejardhja e njeriut nuk e ndihmon atë në marrjen e shpërblimit apo të ndëshkimit.