– “Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi.” – Allahu i përfshiu ata me ndëshkim, duke u dërguar një britmë të madhe nga sipër dhe një tronditje nga poshtë. Ata u gdhinë kufoma të ftohta dhe të gjunjëzuara. Kështu, në atë vend nuk u dëgjua më asnjë zë që të lutej dhe asnjë zë që të përgjigjej. Allahu i rrafshoi mohuesit, duke i ndëshkuar të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim.