– “… ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria ndonjë jetimi, që është i afërt, ose ndonjë të varfëri, të cilin e ka dëshpëruar varfëria” – Të japësh ushqim dhe ndihmë pikërisht në ditët më të vështira, kur njerëzit janë shumë në nevojë. Ndihmën duhet ta përqendrosh më shumë në një kategori të caktuar njerëzish, siç janë jetimët, sidomos jetimët që i ke edhe të afërt në fis. Të ndihmosh njerëzit sipas nevojës dhe afërsisë farefisnore ka shpërblim më të madh. Allahu i Madhëruar na nxit, gjithashtu, për të ndihmuar “miskinen metrabeh”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: një të vobektë, që nga nevoja e madhe, është shtrirë përdhe. Kështu, ne duhet të jemi bamirës ndaj krijesave pa mbështetje dhe që janë në nevojë. Pastaj Allahu i Madhëruar jep një tjetër këshillë të vyer, duke thënë: