– “Ne, te Zoti ynë do të kthehemi!” – Qëllimi i përmendjes së këtyre mirësive është që të besojmë dhe të bindemi se Ai që i mëshiroi robërit duke u dhënë të tilla mirësi, është i Vetmi që meriton t’i përkushtohen të gjitha mënyrat e adhurimit, si namazi, dhikri, mirënjohja, falënderimi, lutja etj. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se, një ditë, të gjithë do të kthehemi tek Ai dhe do të llogaritemi për mirësitë që shfrytëzojmë në këtë jetë. Nëse i kemi shfrytëzuar për qëllime të mira e adhurime, do të shpërblehemi me të mira, e nëse nuk jemi treguar mirënjohës për to, do të marrim atë që meritojmë.