Select Page

– “Më pas, atë pikë (fare) e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi (fetus).” – Pasi kalojnë 40 ditë në gjendjen e asaj pikë fare, Ne e kthejmë atë në një droçkë gjaku të kuq. Pastaj pas dyzet ditësh të tjera, Zoti e kthen atë në “mudgatun“, pra, në një copë mishi të vogël, që duket si një kafshatë mishi e përtypur, sepse mudga do të thotë ‘kafshatë e përtypur’. Pastaj, këtë copë mishi të butë e shndërron në strukturë kockore:

Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish.” – Pastaj ato kocka i veshim me mish. Në fillim, nga mishi i butë, formohet kocka e fortë, pastaj këto kocka Zoti i mbush ose i vesh me mish. Kjo ndodh në dyzetditëshin e tretë. Më pas, i Madhëruari thotë:

Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). – Kur i fryhet shpirti, ajo shndërrohet në një gjallesë me shpirt.

– “I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues!” – U lartësoftë, u madhëroftë dhe u shtofshin mirësitë që vijnë prej Allahut! Ai është më i miri Krijues, si thuhet në Kur’an: “Është Ai i cili e përsosi krijimin e çdo gjëje, Ai që krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijoheshin prej një pike uji të përbuzur. Ai e formëson atë plotësisht (në barkun e nënës) dhe i fryn prej shpirtit të (krijuar prej) Tij.

Është Ai që ju pajis me dëgjim, me shikim dhe me zemër. Por ju, shumë pak falënderoni!” [Sexhde 7]. I gjithë krijimi i Allahut është i mirë, por nuk ka dyshim se njeriu është më i miri krijim i Tij, ashtu siç thotë i Madhëruari: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Prandaj të zgjedhurit e Zotit (profetët dhe besimtarët) janë krijesat më të mira dhe më të plota që ekzistojnë.