Ky është një shembull që tregon se si ata, si hipokritë që janë, thonë më gojë atë që nuk e ndiejnë në zemrat e tyre.
– “Kur takohen me ata që besojnë, thonë: “Ne besojmë.” – Kur ata mblidhen dhe kontaktojnë me besimtarët, shtiren se janë me ta dhe se ndjekin rrugën dhe besimin e tyre (të besimtarëve).
– “Por kur veçohen me shejtanët (parinë) e vet, u thonë: “Ne, pa dyshim, jemi me ju. Ne vetëm sa jemi tallur (me besimtarët).” – Porse kur ata veçohen e mënjanohen së bashku me “shejtanët”, pra, me krerët dhe udhëheqësit e tyre në kufër, thonë: “Ne, në të vërtetë, jemi me ju, ndërsa me besimtarët thjesht po tallemi, duke u shtirur se jemi besimtarë dhe se ndjekim rrugën e tyre.” Kjo është gjendja e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Porse këto kurthe dhe mashtrime të poshtra godasin veçse vetë thurësit dhe gatuesit e tyre. I Adhuruari thotë: