Select Page

Atëherë, shijoni dënimin, sepse ju e harruat takimin e kësaj dite (me Allahun e Madhëruar) Ja këto fjalë torturuese u thuhen keqbërësve të cilët i ka mbuluar e pushtuar tërësisht poshtërimi dhe kërkojnë me dëshpërim për ta ndryshuar dhe rregulluar atë që e prishën. Tashmë ka kaluar koha kur njeriu mund të reflektojë dhe të ndryshojë. Tashmë ka mbetur veçse dënimi i Zotit prandaj shijojeni dënimin e dhembshëm për shkak se e harruat këtë ditë.

Ju e haruat dhe i kthyhet shpinën me vetëdije kësaj dite, duke mos punuar për të. E latë veten tuaj të zhytet dhe ta harrojë këtë ditë, a thua se ajo vërtet nuk kishte për të ardhur kurrë. Ju jetuat dhe u shfrenuat në jetën e dynjasë sikur nuk do të ringjalleshit në ditën e takimit me Zotin.

– ”… prandaj edhe Ne do t’ju harrojmë ju …Kështu do t’ju lëmë në atë ndëshkim dhe dhimbje, si shpërblim për harresën dhe shpërfilljen tuaj të kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas llojit të punës. Ashtu sikurse e harruat dhe e shpërfillët këtë ditë, ashtu do të liheni në harresë dhe do të shpërfilleni në dënimin e dhembshëm.

– ”… ndaj  shijojeni dënimin e përjetshëm … Ky dënim tashmë do të jetë i pandërprerë. Nëse dënimi ka një afat të caktuar, kjo sikur ia lehtëson dhimbjen të dënuarit. Por dënimi i xhehenemit, – Allahu na ruajt prej tij -, në të nuk mund të gjesh rehati dhe lehtësim dhe as ndërprerje.

”… për shkak të veprave tuaja të këqija. Këtë e merituat me veprat tuaja, pra me kufrin, kalimin e kufijëve dhe mosbindjen ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar pasi përmendi mohuesit e shenjave dhe argumenteve të Tij dhe dënimit që ka përgatitur për ta, vijon të përmendë besimtarët duke përmendur cilësitë dhe përshkrimet e tyre si dhe shpërblimet që përgatiti për ta. Ai thotë: