– “… Atëherë, njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur.” – Çdo shpirt do të shohë se çfarë ka bërë, pa përjashtim. Çdo vepër që ka bërë në dynja do ta gjejë pranë vetes dhe do të përgjigjet për të. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Kur libri t’u vihet përpara, do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër – të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].
Përshkrimet e kësaj dite të madhe dhe të vështirë trondisin çdo zemër dhe frikësojnë çdo shpirt. Ato nxisin të mençurit, që të përgatiten për takimin me Krenarin e Plotpushtetshëm, me Allahun e Lartësuar. Kështu, ata u largohen harameve, që t’i shpëtojnë frikës së asaj dite trishtuese. Ndërsa në lidhje me këtë sure, disa selefë kanë thënë: “Kush dëshiron që të shohë Ditën e Kijametit sikur ta kishte para syve, le të lexojë dhe meditojë thellë mbi suren El tekuir”.