Select Page

 

– “Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë …” – Allahu i Madhëruar u tregon robërve  gjurmët e pushtetit të Tij absolut dhe krijimit të Tij të përkryer e prefekt. Edhe ky informacion, sigurisht, është ndër mirësitë e shumta që Allahu i Madhëruar u ka bërë robërve . Këtu Allahu i Madhëruar na tregon se e krijoi Ademin (a.s.) babain e njerëzimit prej salsal-it. E krijoi njeriun prej një balte të lagur mirë e mjaftueshëm. Pastaj ajo u tha mirë dhe u bë si qeramikë që lëshon një zë dhe kumbim (salsaletun) si të ishte e pjekur në zjarr.