– ”Dhe ne, kurrë nuk kemi për t’u dënuar.” – Ky është mohim i ringjalljes. Ata sikur talleshin me Profetin dhe kërcënimin e tij se do të ringjalleshin. Ata thoshin: Edhe nëse e pranojmë atë që Profeti na thotë, ne nuk do të ndëshkohemi. Pra, ashtu sikurse në këtë dynja ne kemi pasur mirësi dhe kënaqësi, edhe në ahiret, nëse ringjallemi, do të kemi të mira.