– “Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju!” – Mohuesit e Profetit e quanin atë gënjeshtar, madje thoshin: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”. Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. [Tur 30, 31]. Ndërsa në këtë ajet thuhet: “Të gjithë janë duke pritur, prandaj prisni edhe ju!” Pra, prisni që unë të vdes, sepse edhe unë po pres që ju t’ju përfshijë ndëshkimi i Zotit.
Por ne presim veç mirësi prej Allahut, siç thotë ajeti kuranor: “Thuaj: “Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që ka caktuar Allahu për ne; Ai është Mbrojtësi ynë”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! Thuaj: “E çfarë prisni për ne, përveçse njërës nga dy të mirat (therori ose fitore)? Ndërsa ne presim për ju që Allahu t’ju godasë me një dënim prej Tij, ose prej duarve tona. Prisni atëherë, sepse edhe ne së bashku me ju po presim!”” [Teube 51, 52].
– “Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”. – Ata që ndjekin rrugën e drejtë të shpallur nga Zoti, ata janë të shpëtuarit dhe njëkohësisht ata që kanë fituar mbarësi në këtë botë dhe në ahiret. Ndërsa ata që e shpërfillin këtë rrugë do të jenë në humbje dhe dëshpërim. Dihet mirë se Profeti i Zotit dhe pasuesit e tij e gjetën rrugën e drejtë dhe do të jenë në kopshtet e mirësisë përjetësisht, ndryshe nga armiqtë e tyre, që do të përfundojnë në Xhehenem pa shpresë për shpëtim. Allahu është më i ditur.