– “Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin.” – Kur Allahu i Lartësuar e largonte ndëshkimin për njëfarë kohe të shkurtër, ata përsëri e shkelnin premtimin që i jepnin Musait për të besuar dhe për të lejuar bijtë e Izraelit që të shkonin me të. Kështu ata vazhduan të mos bindeshin ndaj Allahut të Lartësuar dhe të torturonin bijtë e Izraelit, derisa, siç thuhet në ajetin më pas: