– ”Po. Kijeni frikë Atë që ju dhuroi bujarisht të gjitha ato që i dini mirë. Ju dhuroi bujarisht begati dhe djem, kopshte e burime uji.” – Allahu ju ka begatuar me mirësi të shumta, si bagëtitë, delet, lopët dhe devetë. Ai ju ka dhuruar fëmijë, pasardhës e pasuri të shumta. Ai ju fal edhe djemtë. Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësitë që u ka dhuruar atyre. Pastaj Profeti i kërcënon ata për ndëshkimin e Allahut, duke thënë: