– “Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij (Kur’anit), ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim.”. – Ja ku ju erdhi i Dërguari, me argumente të qarta dhe të prera. Nëse vërtet doni të besoni, atëherë besojini këtij profeti dhe pasoni rrugën e tij.