– “A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet: …” – Domethënë, a ishit ju në momentet kur Jakubit i ishte afruar vdekja dhe ai pyeti bijtë e tij, me qëllim që t’i provonte dhe për të qetësuar zemrën e tij se ata do t’i përmbaheshin porosive të Allahut. Ai u tha atyre:
– “Çfarë do të adhuroni pas meje?” – Dhe ata i dhanë një përgjigje, e cila e qetësoi zemrën e tij:
– “Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu – të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut -, që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.”” – Kuptimi: Do të adhurojmë një Zot të vetëm. Veç Allahun do të adhurojmë dhe nuk do t’i shoqërojmë Atij shok në adhurim. Ne do të jemi muslimanë, të dorëzuar dhe të nënshtruar, duke zbatuar porositë e Tij.
Pra, ata premtuan për dy gjëra: për njësim të Allahut me sinqeritet dhe për vepra të mira, sipas porosive të Tij. Është e sigurt që ata nuk ishin të pranishëm në momentet e kësaj porosie të madhe. Ne na tregon Allahu i