Select Page

“Vetëm Jona është Bota tjetër, edhe kjo.” – Pushteti, mbretërimi, pronësia, e drejta dhe mundësia për të vepruar dhe administruar dynjanë dhe ahiretin janë vetëm në dorën e Zotit. Askush nuk ka mundësi dhe pushtet në këto drejtime. Prandaj, çdokush që synon ahiretin dhe dynjanë, le ta mësojë se ato janë tërësisht në dorën e Zotit dhe vetëm prej Tij duhen kërkuar. Vetëm tek Ai duhet shpresuar dhe vetëm me Të duhet të lidhen zemrat.