Select Page

Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin (e plotë), … nëse do të dëshironte Zoti mund t’i bënte të gjithë njerëzit që të besonin dhe do ti bashkonte që të gjithë me udhën e drejtë. Kjo është e thjeshtë për Allahun dhe plotësisht e mundur. Por urtësia e Allahut kërkon që jo të gjithë të pranojnë besimin dhe udhëzimin e plotë të Zotit. Prandaj dhe tha:

– ”… por fjala Ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.Kjo është diçka e pashmangshme dhe fjalën dhe vendimin e të Urtit askush nuk mund ta ndryshojë. Ai vendosi dhe tha: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.” Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër dhe po kështu do të ndodhin edhe ato gjendje dhe shkaqe që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e tyre dhe këtë vendim të Zotit për ta.