– “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.” – Nëse edhe pas përmendjes së cilësive të larta të Kur’anit dhe cilësive të Allahut të Madhërishëm, ata do vazhdonin në mohimin dhe kundërshtimin e tyre, atëherë do të paralajmëroheshin për një ndëshkim të dhimbshëm dhe shfarosës, të ngjashëm me ndëshkimin e popujve Ad dhe Themud. Këta dy popuj të njohur u ndëshkuan ashpër, për shkak të padrejtësisë së tyre me mohimin e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit.