– “Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! – Largimi me vrap nuk ka për t’ju shpëtuar dhe as pendimi nuk ju vlen më. Nëse keni mundësi, kthehuni tani në vendet tuaja, ku dëfreheshit të shfrenuar me kënaqësitë e kësaj bote, në banesat tuaja luksoze! Kthehuni në botën tuaj, që ju mashtroi e ju bëri të harronit ahiretin! A e shihni më veten si të paprekshëm?
Po kënaqësitë, që i shihnit si të pashtershme dhe madhështinë që pretendonit se ishte e pacenueshme, a i keni më tani? A mund të ktheheni më në gjendjen tuaj të mëparshme? Tashmë nuk ka mundësi kthimi dhe pendimi. Tashmë ju ka përfshirë ndëshkimi dhe urrejtja e Zotit. Tashmë ju ka lënë krenaria e lavdia e dikurshme. Tani jeni nisur drejt ndëshkimit dhe dëshpërimit, që nuk do t’ju ndahen kurrë.