Select Page

– “Kur të uleni mbi to, kujtojeni këtë të mirë që jua ka dhënë Zoti juaj dhe, pasi të qëndroni mbi to, thoni: …” – Allahu i Lartësuar na i dhuroi këto mirësi, që t’i jemi mirënjohës dhe ta lavdërojmë Atë me dhikr dhe adhurime. Tregues falënderimi dhe mirënjohjeje është edhe kjo dua, që Allahu i Lartësuar na e mëson ta themi kur të hipim dhe qëndrojmë mbi mjetet e transportit, kafshë apo sende qofshin ato:

“I Lavdëruar qoftë Ai, që i nënshtroi këto për ne, sepse përndryshe, vetë ne nuk do të kishim mundësi ta bënim!” – Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të na i lehtësonte dhe dhuronte këto mirësi, ne nuk do të mund t’i siguronim ato. Është Allahu i Lartësuar që, me mëshirën e Tij, i ka nënshtruar ato për ne dhe na ka lehtësuar arritjen e tyre.