Select Page

Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij absolute rreth gjithçkaje që ekziston dhe për gjerësinë e butësisë dhe mëshirës së Tij.

– “I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja.” – Allahu i Lartësuar është i ditur për çdo motiv dhe qëllim që fshihet  në zemra. Sigurisht, Ai di hollësisht edhe veprat e hapura e të dukshme, që dëgjohen e shikohen. Pastaj Allahu i Lartësuar sjell një argumentim logjik, për të treguar dijen e Tij të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Ai thotë: