– “E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga (zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e tyre (do luten për t’u asgjësuar).“ – Gjatë kohës kur ata të jenë duke u ndëshkuar, në mes të zjarrit do të përjetojnë me një dhimbje mbytëse ngushtinë e vendit, të ndëshkimit të ashpër dhe prangave e zinxhirëve, që do t’ua marrë frymën. Kur të arrijnë në atë vend të ngushtë dhe torturues, pikërisht atje: “… do të luten për shkatërrimin e tyre.” Do të luten e mallkojnë veten për poshtërim e shkatërrim përfundimtar, se tashmë e dinë mirë se kanë qenë të padrejtë dhe urryes të së vërtetës. Ky është një ndëshkim mëse i drejtë nga Krijuesi i tyre. Ai i vendos në atë vend ndëshkimi që e meritojnë me veprat e tyre. Megjithatë, lutjet e përgjërimet nuk kanë për t’i ndihmuar aspak që t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut: