Select Page

– “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.