– “Ata i luten atij, dëmi i të cilit është më afër se dobia e tij.“ – Dëmi i idhujtarisë në logjikë e trup, si në këtë jetë ashtu edhe në ahiret, është i njohur.
– “Një ndihmëtar dhe shok shumë i keq (për ndihmë).“ – Sa i keq është ky i adhuruar dhe ata që i rrinë pas e shpresojnë më kot se do të ndihmohen. As të mira nuk u sjell dhe as nga të këqijat nuk i ruan. Kjo është një gjendje shumë e keqe dhe dëshpëruese.