Select Page

Ata do të bartin veç barrën e vet … Ata do të mbartin në shpinë peshën e gjynaheve të tyre, por do të mbartin edhe:

… e bashkë me të vetën, edhe barrë të tjera … Domethënë, edhe gjynahet e të tjerëve, për të cilët ata janë bërë shkak që të shkojnë në humbje. Si udhëheqësit, ashtu edhe pasuesit, kanë për të marrë secili peshën e gjynaheve që kanë bërë. Pasuesi e merr sepse ka bërë ligësi dhe ka ndjekur humbjen, ndërsa udhëheqësi do të marrë të njëjtën peshë me pasuesin, sepse e ka udhëzuar në ligësi dhe është bërë shkak për devijimin e tij.

Po kështu është edhe për rastin e bamirësive. Ai që vepron një punë të mirë merr sevapin për këtë. Po kështu edhe ai që ia mësoi këtij dhe u bë shkak që ai të bëjë vepra të mira, ka për të marrë njëlloj shpërblim si i pari, pa iu pakësuar të parit asgjë nga sevapet e tij.

”… ndërsa Ditën e Kijametit do të japin llogari për ato që kanë trilluar. Ata do japin llogari për këto shpifje dhe për devijimin e njerëzve.