– “Allahu Tha: “Zbrit prej andej (Xhenetit)! Nuk të takon të bësh kryelartësi në të.” – Zbrit prej Xhenetit, sepse ai është vendi i të mirëve e i të pastërve, jo vendi i të poshtërve e i të pistëve.
– “Shporru e qofsh i poshtëruar!”. – Ky qe një shpërblim mëse i merituar për mendjemadhësinë dhe arrogancën e Shejtanit. Pasi e shfaqi haptazi armiqësinë kundër Zotit dhe urrejtjen ndaj Ademit (a.s.) dhe pasardhësve të tij, Iblisi i kërkoi Allahut afat veprimi deri në Ditën e Ringjalljes, duke thënë: