– “Ai (Kur’ani) ndodhet në faqe të çmueshme, të lartësuara e të pastra, …” – Fletët e Librit janë shumë të larta në gradën e tyre. Ato janë të pastra nga çdo mangësi dhe shtrembërim. Ato nuk mund të trazohen nga duart e shejtanëve apo të shfrytëzohen prej tyre. Ata të mallkuar nuk mund të vjedhin apo shkëpusin gjë nga ky libër i pastër. Fletët e pastra me këshilla dhe mësime të çmuara qarkullojnë nëpër duart e melekëve.