Select Page

– “Ai (Jakubi) tha: “Do të mërzitem, po të largohet prej meje.” – Kuptimi: Thjesht largimi i tij prej meje më trishton pa masë. Nuk duroj dot asnjë çast pa e parë atë. E dua shumë, prandaj më merr malli shpejt për të. Veç kaq mjafton që të mos e lejoj të vijë me ju. Por përveç kësaj është edhe një pengesë tjetër. 

– “Pastaj, kam frikë se mos e ha ndonjë ujk, kur ju të mos e keni mendjen”. – Kam frikë, gjithashtu, se mund ta sulmojë ndonjë ujk në kohën kur ju s’e keni mendjen tek ai. Ai është i vogël dhe nuk është i aftë që të mbrohet prej ujqërve. Por ata thanë: