– “Unë të kam zgjedhur ty …” – Unë të zgjodha, të dallova, të veçova nga të gjithë njerëzit. Kjo ishte mirësia më e madhe e Zotit mbi Musain, që meriton mirënjohje shumë të madhe, ashtu siç e meriton një mirësi e tillë e pashembullt. Duke i treguar pikërisht mënyrën e shprehjes së mirënjohjes, Allahu i tha:
– “… prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet! Jam Unë Allahu.” – Përkushtoje të gjithë dëgjimin tënd në atë që po të shpallet, sepse kjo shpallje e meriton një respekt dhe interesim të tillë! Tashmë ty do të përcillen themelet e fesë dhe të besimit Islam. Më pas, i Madhëruari vijon të shtjellojë Shpalljen dhe këto themele të rëndësishme: