– ”Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë.” – Për ftesën dhe kumtimin e së vërtetës ndër ju, unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim. Unë thjesht dëshiroj të përmirësoj gjendjen tuaj dhe t’ju këshilloj. Nuk po ju rëndoj me asnjë kërkesë.
– ”Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.” – Ai është edhe Zoti juaj, që kujdeset për ju me mirësitë e Tij. Ai ju mbulon me mirësitë dhe bujarinë e Tij. Përkujdesi i Allahut për të dashurit e Tij, që e adhurojnë, është shumë më i madh, dhe pikërisht këtë duhet të synoni.