Select Page

– “Kjo është rruga e Zotit tënd, e drejtë (dhe e qartë). Ne i shpjeguam qartë Argumentet për ata që përfitojnë (nga qortimi). – Kjo Shpallje është treguese e rrugës së drejtë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në Xhenetin e bujarisë dhe kënaqësisë së Tij. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje të mrekullueshme janë qartësuar të gjitha ligjet dhe normat që përcaktojnë rrugën e drejtë. Ajo bën të mundur dallimin e të mirës nga e keqja, e të vërtetës nga gënjeshtra.

Megjithatë, kjo qartësi nuk i jepet çdokujt, por vetëm atyre të cilët Zoti i përshkruan si “që përfitojnë (nga qortimi)”. Ata e marrin diturinë e Shpalljes duke e lexuar dhe dëgjuar atë me përkushtim, si edhe me qëllimin për të kuptuar të vërtetën. Për këtë arsye, ata përfitojnë nga kjo dituri, gjë të cilën e shprehin me veprat e tyre të sinqerta. Për të tillët, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh dhe privilegje të mrekullueshme: