Select Page

– “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, …” – Kuptimi: Nëse ju realizoni shkaqet e ndihmës dhe të fitores prej Allahut, pra, nëse tregoni durim dhe devotshmëri, ju do të ndihmoheni me një tjetër kontigjent nga Zoti i gjithësisë:

  “… edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar (për luftë).” – Pesë mijë melekët e zbritur në atë betejë madhështore janë cilësuar si ‘museuuimîn’,  domethënë të dalluar për guxim e trimëri. Kështu, Allahu i Lartësuar e kushtëzoi zbritjen e ndihmës së Tij dhe të fitores së muslimanëve me tri faktorë: 1. durimi; 2. devotshmëria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, duke kryer çdo urdhër dhe duke u larguar nga ndalesat, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Allahun; 3. ardhja e shpejtë e idhujtarëve për luftë kundër muslimanëve.

Ndërsa për të dhuruar fitoren dhe për të shkatërruar kurthet e idhujtarëve dhe qafirëve, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të plotësojmë dy kushte të rëndësishme, që u përmendën edhe më sipër: “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak.” Pra, nëse tregohet durim dhe devotshmëri, kurthet e qafirëve dhe armiqve të Islamit nuk do t’i dëmtojnë aspak besimtarët.