Select Page

Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu i’u zbulua aureti (vendet e turpshme). Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet.” – Më parë ishin të mbuluar, ndërsa tani u ishin zbuluar vendet e turpshme. Ata filluan të mbulonin veten me gjethet e pemëve të Xhenetit dhe u ndien aq të turpëruar, sa vetëm Zoti e di.

– “Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.” – Menjëherë nxituan të shprehnin pendimin dhe kthimin tek Zoti, duke thënë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23].