Ibrahimi ishte mirënjohës për mirësitë e Zotit. Allahu i Madhëruar i dhuroi atij të mira në këtë botë, qofshin ato të shfaqura apo të fshehta. Ai u përkushtua të ishte gjithnjë mirënjohës ndaj Zotit. Për të gjitha këto cilësi të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë dhe e dalloi mbi të gjithë, duke e bërë prej më të afërmve të Tij. Allahu e dalloi duke i falur dashurinë më të madhe që mund t’i falë ndonjë krijese: atë që quhet el hul-letu, që është grada më e lartë e dashurisë.
Allahu i Madhëruar e udhëzoi Ibrahimin (a.s.) në rrugën e drejtë, duke i dhuruar dituri të saktë dhe të vërtetë dhe duke i dhënë forcë e inspirim të bënte vepra të mira e të sinqerta sipas asaj diturie. Ai ia mësoi të vërtetën dhe e bëri që t’i japë përparësi të vërtetës mbi çdo gjë tjetër.