– “… që të shërbente si kujtim për ju …” – Çdo anije që shihni duhet t’ju kujtojë anijen e parë të prodhuar nga njerëzit, historinë e saj dhe pikërisht ngjarjen se si Allahu i Lartësuar shpëtoi nëpërmjet saj ata që i besuan Atij dhe pasuan udhëzimin e sjellë prej Profetit të Tij. Ndërsa ata që mohuan dhe refuzuan të nënshtroheshin ndaj së vërtetës mbetën jashtë asaj anijeje.
– “… dhe për ta kuptuar çdo vesh që dëgjon (këshillën)”.” – Me qëllim që të urtët e të mençurit të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime prej saj. Ndërsa refuzuesit dhe shpërfillësit e së vërtetës, mendjelehtët dhe mendjengushtët, të cilët nuk arrijnë që të përfitojnë nga ajetet dhe shenjat e Allahut, nuk dinë të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime. Ata nuk dinë të meditojnë dhe të kuptojnë mesazhet e Zotit të gjithësisë.