– “Betohem për qiellin, që herë pas here ndryshon. Për tokën, që herë pas here hapet.” – Qielli kthehet kohë pas kohe me reshje, e po kështu edhe toka kohë pas kohe sjell prodhim. Në këtë mënyrë, jetojnë njerëzit dhe kafshët. Por nga qielli zbresin edhe përcaktimet e Zotit kohë pas kohe. Po kështu, edhe toka hapet kohë pas kohe për të marrë në barkun e saj ata që vdesin.